
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka shkarkuar komandantin e forcave ajrore të vendit, Mykola Oleshchuk. Shkarkimi u njoftua të premten në një dekret presidencial.
Nuk kishte asnjë shpjegim të menjëhershëm nga Zelenskyy për vendimin e tij, por vendimi vjen disa ditë pasi një pilot ukrainas u vra kur avioni i tij F-16 u rrëzua të hënën. Nënkoloneli Oleksiy Mes u vra ndërsa mbronte qiellin e Ukrainës në një avion luftarak të dhuruar nga perëndimi.
Deputetja ukrainase Mariana Bezuhla ka pretenduar se avioni është rrëzuar nga sistemi i raketave anti-ajrore të vendit. Në përgjigje të zonjës Bezuhla përpara shkarkimit të tij, gjenerallejtënant Oleshchuk tha se komentet e saj ishin një “mjet për të diskredituar udhëheqjen e lartë ushtarake”.
Mariana, do të vijë koha që do t’i kërkosh falje gjithë ushtrisë për atë që ke bërë, shpresoj në gjykatë!”, shtoi ai.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co