Italia po planifikon të shpenzojë rreth 7.5 miliardë euro gjatë 11 viteve të ardhshme për 24 avionë të rinj “Eurofighter”, sipas një dokumenti të ministrisë së Mbrojtjes të siguruar nga Reuters të hënën.
Avionët me dy motorë, supersonikë Eurofighter Typhoon janë ndërtuar nga një konsorcium gjerman, britanik, italian dhe spanjoll, i përfaqësuar nga Airbus (AIR.PA).
Një zëdhënës i grupit të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes, të kontrolluar nga shteti italian nuk pranoi të komentojë mbi dokumentin. Në qershor, një drejtues i lartë i kompanisë i ka thënë Reuters se qeveria do të shpallte planin së shpejti.
“Programi do të ketë një kornizë kohore shumëvjeçare zhvillimi prej përafërsisht 2024-2034 … për një shumë totale prej 7,477.3 milionë euro,” thuhej në dokumentin e mbrojtjes.
Ai shtoi se financimi ishte tashmë në vend për 690 milionë euro, ndërsa pjesa e mbetur prej 6.8 miliardë do të financohej përmes marrëveshjeve që do të përcaktohen në të ardhmen.
Gjermania muajin e kaluar gjithashtu njoftoi se do të blinte 20 “Eurofighter” shtesë. Forcat ajrore të Berlinit aktualisht kanë 138 avionë të tillë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co