
Aktorja Kate Phillips, e njohur për rolin e Linda Shelby në “Peaky Blinders”, është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë.
Sipas “Daily Mail”, ajo u shfaq me barkun e rrumbullakosur në një dalje publike javën e kaluar në veri në Londrës. Pas kësaj daljeje, menjëherë u përhap lajmi se aktorja po pret një fëmijë tjetër.
Kate dukej më e bukur se kurrë më parë, me një fustan linoje ngjyrë kafe, ndërsa disa miq shëtisnin bashkë me të duke biseduar.
Arsyeja për mungesën e të bërit mediatik këtë lajm të bukur vjen ngaqë vetë Kate Phillips i pëlqen ta mbajë jetën e saj private të papërzier me mediat sociale.
Edhe identiteti i babait ende nuk është konfirmuar, pasi ylli thuhet se nuk është martuar ende me askënd dhe as i dashuri i saj nuk dihet.
Para këtij fëmije, ajo ka sjellë në jetë një vajzë, e cila tashmë është tre vjeç, por as babai i saj nuk është zbuluar deri më tani.
Duket se Kate Phillips nuk do ta ndajë këtë informacion me mediat dhe derisa kjo gjë e bën të lumtur, nuk ka më asgjë për të thënë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co