Redon Xhixha fantastik. Sulmuesi shqiptar ka gjetur golin e parë sezonal me Qarabag, në ndeshjen e parë të kampionatit. Xhixha ndëshkoi portën e Araz, pas vetëm 6 minutash lojë.
26-vjeçari u impenjua në edicionin e kaluar në 20 ndeshje, teksa realizoi 2 gola. Në sezonin e parë, ai “tundi rrjetën” vetëm 1 herë.
Xhixha mbetet një nga lojtarët më të mirë të Qarabag, trajneri Qurbanov e vlerëson në maksimum dhe e ka në qendër të projektit.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co