Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 të moderatores Nisida Tufa, duke komentuar çështjen e vulës, deklaroi se Partia Demokratike zyrtare është PD e vërtetë.
Basha u shpreh se ana tjetër (Rithemelimi) duhet të pranojë vendimin e gjykatës.
“Sa i përket anës ligjore, Partia Demokratike është PD zyrtare. Shanset që ky realitet të ndryshojë në përputhje me ligjin janë zero. Edhe argumentet e GJL shkojnë për shtat me këtë. Ne po shikojmë një histeri, që tregon nervozizëm dhe përpjekje të dobët për t’ju imponuar gjykatës. Ana tjetër të pranojë vendimin e gjykatës. Publiku shfaq votën e diasporës, mbështet listat e hapura, që janë iniciativa tonat.
Vendimmarrjet e PD-së janë udhëhequr gjithmonë nga interesi publik. Beteja jonë nuk është e lehtë. Ikja e shumë njerëzve lidhet me faktin se ka persona që ndjekin interesa të tyre dhe nuk duan të ndjejnë përgjegjësi mbi supet e tyre. Ne jemi koherent si PD zyrtare. Ne nuk bëjmë diçka për karriget tona, por ne besojmë tek interesi i shqiptarëve. Dera është e hapur për këdo që reflekton”, deklaroi Basha.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co