
Një 68-vjeçar u arrestua nga policia në Itali pasi keqtrajtoi djalin e tij 39-vjecar, që vuante nga probleme mendore.
“E kanë pushtuar demonët”, ishte kjo arsyeja që ai tha se e lidhi djalin me një litar në një park jo shumë larg shtëpisë në Monza.
Policia ka ndërhyrë pas një denoncimi nga shërbimet sociale.
I riu u gjet në tokë në gjendje konfuze ndërsa babai e mbante të lidhur me litar në bel, në mënyrë që “të mos shpëtonte papritmas”.
Babai, 68-vjeçari ka pretenduar se djali i tij “nuk kishte asnjë problem shëndetësor, por ishte i pushtuar nga një demon”.
Për këtë, ai e kishte çuar për ti nënshtrohej ritualeve.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co