
Kim Ye-ji, fituesja e medaljes së argjend në Lojërat Olimpike, pamja e të cilës bëri xhiron në të gjithë botën, pësoi një kolaps fizik gjatë një konference për shtyp në Korenë e Jugut. Kim Ye-ji nuk u ndje mirë dhe në mënyrë të papritur humbi ndjenjat duke u rrëzuar. Kim fitoi vetëdijen dhe pas ndërhyrjes së shpejtë, qitësja simpatike u dërgua menjëherë në spital për kontrolle më të specializuara.
[embedded content]
Sipas një zëdhënësi për mediat, Kim do të qëndrojë në spital, ku sipas mjekëve, kjo gjendje ka ardhur si pasojë e stresit dhe lodhjes së madhe pas Lojërave Olimpike. Kim fitoi në Paris medalje argjendi në pistoletë me ajër në 10 metra. Ajo u shndërruar në një fenomen në rrjetet sociale duke marrë dhe pseudonimin “vrasësi i buzëqeshur”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co