Votimi i Asamblesë së KiE për Kosovën, Osmani: Moment historik në rrugëtimin  evropian

votimi i asamblese se kie per kosoven osmani moment historik ne rrugetimin evropian
votimi i asamblese se kie per kosoven osmani moment historik ne rrugetimin evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani reagoi pas vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës që votoi pro anëtarësim të Kosovës në këtë organizëm ndërkombëtar, duke theksuar se votimi është dëshmi e përkushtimit për drejtësi, barazi dhe për parimet themelore të demokracisë.

“Sot Kosova shënoi një moment historik në rrugëtimin e saj evropian. Votimi i sotëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është një dëshmi e  përkushtimit tonë për drejtësi, barazi dhe për parimet themelore të demokracisë. Falënderim nga zemra të gjithë atyre që nëpërmjet votës PËR mbështetën të gjithë qytetarët e Kosovës dhe kauzën tonë për të drejta të njeriut. Urime Kosovës dhe të gjithëve që kanë kontribuar në këtë arritje historike! Edhe një hap drejt anëtarësimit të plotë!”, shkruan Osmani.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →