Të shtëna me armë zjarri përpara gjykatës rajonale në Bielefeld të Gjermanisë janë regjistruar pasditen e kësaj te mërkure.
Bild raporton se të shtënat me armë janë regjistruar, teksa në gjykatë po mbahej gjyqi për vrasjen e boksierit shqiptar Besar Nimani.
Autor dyshuar i vrasjes së boksierit shqiptar është Hüseyin Akkurt 38 vjeç, i cili u arrestua në Bruksel në mes të korrikut të vitit të kaluar

Mësohet se para Gjykatës kanë shkuar forca atë shumta policie dhe ambulanca.
Dëshmitarët okularë raportuan se disa persona janë shtrirë të plagosur përtokë.
Ndërkohë që mësohet se a rënë në prangat e policisë njëri nga autorët e sulmit të sotëm para Gjykatës.
Ndërsa bashkëpunëtori tij është ende në arrati.