
Sulmuesi i Realit të Madridit, Kilië Mbape është shpallur futbollisti më i mirë i janarit falë paraqitjeve të shkëlqyera të bëra me “Los Blancos”.
Pas marrjes së trofeut, ai vuri në dukje momentin e mirë të skuadrës së tij dhe se te Reali e dinë se çfarë duhet të bëjnë që të arrijnë të arrijnë objektivat e tyre.
“Është kënaqësi të marr këtë çmim. Dua t’i falënderoj të gjithë që votuan për mua. Janari ishte një muaj i mrekullueshëm.
Në Madrid çdo muaj është i rëndësishëm. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe gjithmonë me modesti. Duhet të japim gjithçka për këtë stemë”, tha ai. Mbape shënoi 8 gola gjatë janarit, duke përfshirë dhe një trigolësh.
PANORAMASPORT.AL