Kryeparlamentarja e Shqipërisë Elisa Spiropali, ka zhvilluar takimin e parë në funksionin si kryetare e Kuvendit.
Spiropali ka zhvilluar një takim me kreun e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën. Ajo shkruan se Shqipëria e Kosova kanë bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojnë për integrimin e Kosovës, pranimin e shtetit të Kosovës në NATO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.


“E lumtur që vizitën e parë në zyrë pas marrjes së detyrës e pata nga Kryetari i Kuvendit të 🇽🇰
@KonjufcaGlauk
. Kuvendi i 🇦🇱 dhe Kuvendi i 🇽🇰 do të vijojnë bashkëpunimin për integrimin në 🇪🇺, pranimin e Kosovës në NATO, Këshillin e Europës dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, shkruan Spiropali.
E lumtur që vizitën e parë në zyrë pas marrjes së detyrës e pata nga Kryetari i Kuvendit të 🇽🇰 @KonjufcaGlauk. Kuvendi i 🇦🇱 dhe Kuvendi i 🇽🇰 do të vijojnë bashkëpunimin për integrimin në 🇪🇺, pranimin e Kosovës në NATO, Këshillin e Europës dhe organizata të tjera ndërkombëtare. pic.twitter.com/G21XT1vbl7
— Elisa Spiropali (@elisaspiropali) August 2, 2024
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co