Vinicius ngre krye te Reali, sulmuesi brazilian kërkon rrogën e Mbapesë

vinicius ngre krye te reali sulmuesi brazilian kerkon rrogen e mbapese scaled
vinicius ngre krye te reali sulmuesi brazilian kerkon rrogen e mbapese

Vinicius Zhunior është kthyer në një çështje në Madrid. Nga njëra anë problemet disiplinore, nga ana tjetër zërat turbullues të merkatos nga Arabia kanë krijuar një situatë të paqartë me sulmuesin.



Në fakt një trazim i tillë nuk po ndihet në fushë, me Vinin që ishte protagonist absolut në fitoren kundër Sitit ndonëse nuk mundi të shënonte. Në fakt çështja është e thjeshtë dhe në mes janë shumë miliona. E para, Vinicius ka një kontratë me Realin deri në vitin 2027, por oferta e parë e klubit për rinovim nuk ka qenë bindëse. E dyta, Reali dëshiron të rinovojë me të dhe ai dëshiron të rinovojë me Realin. E treta, Vini kërkon më shumë para. Dhe e katërta, Arabia po troket gjithnjë e më fort në derë me një ofertë të pabesueshme. Gazetat kryesore spanjolle janë marrë jo pak me temën e rinovimit të mundshëm të tij.

Sipas gazetës “AS”, burime të përfshira në negociata kanë zbuluar se Reali ka telefonuar agjentët e lojtarit për të zbuluar shumën që braziliani dëshiron të rinovojë kontratën e tij, e cila përfundon në vitin 2027. Po këto burime konfirmojnë se Vinicius tashmë ka dhënë një përgjigje dhe është në pritje të një përgjigje nga klubi. Presioni nga Arabia Saudite ka shtyrë Realin të shpejtojë hapat ndonëse në një moment aspak të përshtatshëm të sezonit. Për më shumë që në klub nuk kishin planifikuar ta bënin këtë lëvizje deri në verën e ardhshme, kur Vinicius do të hynte në dy vitet e fundit të kontratës së tij.

QËNDRIMI I SULMUESIT – “Kam kontratë deri në vitin 2027, por gjithmonë kam thënë se dua të luaj këtu (Madrid) për një kohë të gjatë, të jem në gjendje të shkruaj histori dhe të marr dashurinë e tifozëve së bashku me presidentin, të gjithë lojtarët dhe stafin trajner. Në dashtë Zoti, shpresoj që në ditët në vijim të gjitha negociatat të zgjidhen dhe të mund të qëndroj këtu për një kohë të gjatë”, tha ai për “TNT Brasil”.

TAKIMI ME SAUDITËT – Gazeta “Marca” nga ana e saj pretendon se Vinicius ka zhvilluar një takim me sauditët në Pragë (Çeki) nga ky ka pësuar për ofertën miliardëshe që ka nisur t’ia prishë disi gjumin. Por ka dhe nga ata që mendojnë se pas sauditëve mund të jetë dhe Paris SG-ja me Al-Khelaifin që raportohet se nuk po gjen qetësi deri në një hakmarrje kundër Realit për Mbapenë!

SHUMA TË MËDHA NË MES – Nga ana e saj gazeta “Mundo Deportivo”, nënvizon se ngërçi i krijuar mes Realit dhe lojtarit është thjesht për interesa ekonomikë. Vinicius fiton 15 milionë euro neto në sezon dhe dëshiron më shumë. Sipas saj, braziliani pretendon as më shumë e as më pak sa paga e Kilië Mbape, i ardhur në klub në verën dhe i “siguruar” me 22 milionë euro neto në sezon. Ndoshta kjo është shuma që pretendon Vini dhe që i referohej dhe “AS”.

KLUBI I PARI – Më kritike nga ana e saj “Marca”, shumë e lidhur me Realin. Sipas saj, Vinicius ka zgjedhur momentin e gabuar për të vënë nën presion klubin. Sipas saj, në Madrid nuk e kuptojnë këtë ngutje, sidomos në mes të sezonit. Por në klub duket se janë të qetë. Qetësia me të cilën ata po përballen me këtë situatë bazohet në një kontratë dyvjeçare e gjysmë të mbetur për tu përmbushur dhe një klauzolë ndërprerjeje prej 1 miliardë eurosh.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →