VIDEO/ Vedat Muriqi shkëlqen në La Liga, dy golat e “piratit” e afrojnë Majorkën me Europën

video vedat muriqi shkelqen ne la liga dy golat e piratit e afrojne majorken me europen
video vedat muriqi shkelqen ne la liga dy golat e piratit e afrojne majorken me europen

Majorka ka fituar me rezultatin 3-1 përballë Las Palmasit. Vedat Muriqi ka shkëlqyer në fushë, teksa ka tundur rrjetën 2 herë. “Pirati” zhbllokoi rezultatin në minutën e 7 të takimit, ndërsa në të 28-n dyfishoi shifrat.

Goli i 3-të për Majorkën mban autorësinë e Rodrigezit, i cili shënoi në minutën e 35 të ndeshjes. Las Palmasi u kundërpërgjigj me anë të Bajçetiçit në minutën e 62-të, por pa mundur të ndryshojë fatin e takimit.

Me këtë fitore Majorka i afrohet zonës së Europës. Tashmë skuadra spanjolle renditet në vendin e 7 në La Liga, vetëm 1 pikë më pak nga Rajo Vajekano./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →