Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka pasur si zakonisht tifozë në “Arena Kombëtare” familjarët e tij, të cilët kanë ardhur në vendin tonë për të ndjekur dy sfidat vendimtare të Ligës së Kombeve të kuqezinjve ndaj Çekisë dhe Ukrainës.
Vajza e Silvinjos, Tati, është ajo e cila ka “dokumentuar” rregullisht në rrjetet sociale qëndrimin e saj në vendin tonë, duke postuar foto dhe video nga vizitat tashmë të zakonshme në Shqipëri që kur drejtimin e Kombëtares e ka marrë Silvinjo.
Kështu ka bërë edhe dje, teksa ka publikuar momente nga ndeshja, por edhe një video pas saj, Aty shfaqen lojtarë e kombëtares si dhe stafi, të cilët kishin shkuar të bënin ritualin e zakonshëm duke festuar para grupimeve të tifozëve në një nga tribunat pas portës në “Arenën Kombëtare”.
“Asgjë nuk krahasohet me këtë”, shkruante Tati në videon në fjalë që publikoi në profilin e saj.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL