
Leo Mesi ka shënuar tripletë me Inter Majemin në sfidën e fituar 6-2 përballë Nju Ingland. Golat e fundit për Inter Majemin u shënuan pikërisht nga argjentinasi, që gjeti rrjetën tre herë në 12 minuta.
Dhe pse u aktivizua në pjesën e dytë, 37-vjeçari shënoi në minutën e 78-të, 81-të dhe 89-të. Kjo ishte dhe tripleta e dytë për Mesin në katër ditë, që tregon se mosha për të mbetet numër.
Kujtojmë se te Nju Ingland luajti titullar Xhakomo Vrioni. Sulmuesi shqiptar nuk la gjurmë duke u zëvendësuar në pjesën e dytë.
Goli i parë i Mesit: (VIDEO)
Goli i dytë i Mesit: (VIDEO)
Goli i tretë i Mesit: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL