
“Tani që gjithnjë e më shumë po merr formë dështimi i sezonit tonë, le të fillojmë të flasim me emra”.
Në këtë mënyrë grupi i tifozëve ultras kuqezi “Old Clan” drejton gishtin nga Zlatan Ibrahimoviçi, duke e akuzuar se ka marrë vendime fatkeqe që nga ardhja e tij.
“Pasi mbërriti me pompozitetin e tij të zakonshëm, Zlatan Ibrahimoviç ka filluar të rreshtojë një seri të tërë zgjedhjesh të gabuara. Nuk kemi nevojë për çirakë magjistarësh, por për profesionistë të nivelit të lartë që e njohin zanatin e tyre.
Zoti Ibrahimoviç mund t’i rikthehet selfie-ve në një varkë ose në palestër në vend që të na helmojë me praninë e tij të dëmshme!”, thuhej në deklaratën e tifozëve.