Nuk ka gol në pjesën e parë mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë në “Tbilisi” (Nations League). Sfida nisi me ritëm të lartë, teksa kuqezinjtë u shfaqën të rrezikshëm që në fillim. Laçi provoi nga distanca, duke lëshuar kështu sinjale të qarta.
Të besuarit e Sagnol u kundërpërgjigjën menjëherë me Zivzivadze, që shkaktoi “drithërima” te ekipi i Sylvinhos.
Në minutën e 12-të, Strakosha u thirr në apel, portieri i tha “jo” Davitashvilit. Pas çerek ore lojë, Tuci “flirtoi” me golin, gjuajtja e tij u prit nga “gardiani” Mamardashvili.
Në minutën e 29-të, një gabim në një top të dhënë keq nga Strakosha mund të ishte fatal, nëse Mikautadze do tregohej më i saktë.
Kvara u fut bukur në zonë në të 44-tën, duke detyruar prapavijën kuqezi që të ndërhyjë, për të dërguar sferën jashtë.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co