Shqipëria u mposht 1 me 2 nga Ukraina në sfidën e fundit të grupit B1. Kuqezinjtë zhgënjyen plotësisht në stadiumin “Arena Kombëtare”, pasi me këtë rezultat përfunduan të fundit e grupit në Ligën e Kombeve.
Dhe pse Kombëtarja humbi dhe do të luajë në ligën C gjatë edicionit të ardhshëm, sërish lojtarët u bashkuan me një pjesë të tifozëve që kishin mbetur në fund të sfidës duke festuar.
“O sa mirë me qenë shqiptar”, dëgjohej ndërsa lojtarët kërcenin bashkë. Diçka e çuditshme, ndërsa zhgënjimi ishte i madh për atë që u shfaq në fushën e lojës.
Momenti kur lojtarët festojnë me tifozët: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL