VIDEO/ Skandal në Superligën turke! Alvaro Morata shënon me penallti, ekipi kundërshtar braktis fushën

video skandal ne superligen turke alvaro morata shenon me penallti ekipi kundershtar braktis fushen
video skandal ne superligen turke alvaro morata shenon me penallti ekipi kundershtar braktis fushen

Adana Demirspor ka braktisur ndeshjen me Gallatasarain duke u larguar nga fusha para përfundimit të sfidës. Shkak u bë një penallti e shndërruar në gol nga Alvaro Morata në minutën e 12-të.



Megjithatë, penalltia ishte e dyshimtë, pasi Mertens u rrëzua sapo pa që po i afrohej Semih Güler. Një vendim që irritoi Adana Demirspor-in, ekipin e fundit në renditjen e Superligës turke.

Pasi vazhduan të luanin për disa minuta, Mustafa Alper Avcı, trajner i Adana Demirspor, vendosi të tërhiqte ekipin nga fusha, si shenjë proteste ndaj vendimit të arbitrit Oguzhan Çakır dhe atij të VAR-it, i cili drejtohej nga danezi Jakob Alexander Sundberg.

Ky vendim erdhi pikërisht në momentin kur Yusuf Barasi pësoi një dëmtim dhe trajneri Avcı u dha urdhër kapitenëve Semih Güler dhe Tayfun Aydoğan që të largoheshin nga fusha.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →