VIDEO/ Silvinjo e ka në “radarë” për Kombëtaren, sulmuesi tund rrjetën me pretendentët për Champions në Gjermani

video silvinjo e ka ne radare per kombetaren sulmuesi tund rrjeten me pretendentet per champions ne gjermani

Nelson Veiper ka tundur rrjetën në Gjermani. Sulmuesi 19-vjeçar shënoi në minutën e 49-të, ndërsa Mainc po fiton 0-2 përballë Haidenhaim.



Screenshot 2025-02-16 204935

Veiper shfrytëzoi mjaft mirë krosimin në zonë duke goditur me kokë. Topi i dha avantazhin e dyfishtë Maincit, që kërkon kalimin në Champions. Aktualisht janë vetëm dy pikë larg asaj zone.

Goli i parë sot për Maincin u asistua nga Antoni Caci. Të dy janë lojtarë që janë në “radarë” nga Silvinjo për Kombëtaren.

Për Veiper vlen të theksohet se është ndeshja e katërt radhazi që preferohet titullar. Për të ishte goli i dytë në elitën e futbollit gjerman.

Goli i Nelson Veiper: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →