
Tifozët e Mançester Sitit kishin një lojtar të Realit, që preferuan ta shigjetojnë dje. Në Champions i gjithë presioni qëndronte te Vinicius. Ky i fundit humbi garën për “Topin e Artë” përballë Rodrit, çmim që u përfol gjatë.
Tifozët anglezë njihen për koret e tyre. “Ku e ke ‘Topin e Artë’”, dëgjohej nga tribunat e “Etihad Stadium”. Reagimi i Vinicius ishte epik.
Ylli madrilen i sulmit tregoi nga fanella që mbante veshur, 15 trofetë e Champion që ka Reali. Vinicius njihet për temperamentin e tij në të tilla situata. Këtë herë “arma” e tij ishte e fortë.
Reagimi i Vinicius ndaj tifozëve: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL