Protesta të ashpra po zhvillohen në disa qytete në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar pesë ditë pas goditjeve me thikë në Southport, ku një 17-vjeçar vrau tre vajza.
Sipas mediave të huaja, protesta po udhëhiqen nga grupe të ekstremit të djathtë dhe anti-imigrues e kundër myslimanëve.
The Guradian raporton se tre efektivë policisë kanë mbetur të plagosur gjatë një përplasje më protestuesit, pasi këta të fundit shënjestruan një hotel ku strehohen azilkërkuesit.
“Oficerët tanë janë përballur me hedhjen e vezëve dhe shisheve dhe kanë bërë katër arrestime në lidhje me shkeljet e rendit publik. Ne kemi lëshuar gjithashtu një urdhër shpërndarjeje për zonën dhe do të mbetet një prani e dukshme e policisë”, kanë njoftuar autoritetet.
Një reagim erdhi dhe nga kryeministri Keir Starmer, i cili është shprehur se policia ka mbështetjen e plotë të qeverisë për të ndërmarrë veprime kundër “ekstremistëve” që sulmojnë oficerët dhe përpiqen të mbjellin urrejtje.
Mësohet se kreu i qeverisë britanike ka zhvilluar po ashtu edhe takime me ministrat e tij, duke përfshirë zëvendëskryeministrin, ministrin e brendshëm, ministrin e drejtësisë dhe ministrin e policisë për të diskutuar mbi trazirave në qytete.
Disa të dyshuar tashmë janë arrestuar dhe janë në paraburgim, me arrestime të tjera, tha ministrja e Brendshme, duke shtuar se njerëzit kanë të drejtën të ndjehen të sigurt.
Grupet e ekstremit të djathë sipas The Guardian, protestuan në Belfast, Manchester, Leeds, Liverpool, Nottingham, Hull dhe Stoke-on-Trent.
Breaking : Riots in Liverpool currently 😳😳😳😳 pic.twitter.com/eZ0KfMobtC
— DEKUNLE🏴🇳🇬 (@Dekunle27) August 3, 2024
Në Liverpool, tulla, shishe dhe një flakë zjarri u hodhën në drejtim të policisë, një oficer u godit në kokë pasi iu kur u hodh një karrige, dhe një tjetër u godit me shkelma, raporton BBC. Në mesditë, qindra njerëz morën pjesë në një protestë në Plateau St George’s, nën sloganin “mos lejoni që racistët të na ndajnë”. Pasdite, protestuesit e ekstremit të djathtë që merrnin pjesë në mitingun kundër emigrantëve, anti-Islam, Save Our Children, u takuan me kundër-demonstruesit në Pier Head dhe policia ndërhyri, duke u përpjekur të mbante dy grupet larg. Protesta ‘Save Our Children’ u organizua në përgjigje të vrasjes së tre vajzave të vogla në një shkollë kërcimi në Southport, pasi qarkulloi në internet se sulmuesi ishte një emigrant i paligjshëm mysliman.
Absolute thugs in Liverpool pic.twitter.com/Em8n3AvxfQ — twit 🐝 (@twit42154316) August 3, 2024
Autoritetet kanë njoftuar se i dyshuari që është arrestuar në lidhje me krimin është një 17-vjeçar nga Banks, Lancashire, i cili ka lindur në Britani dhe është me origjinë Ruandeze.
Protestat e sotme kundër emigracionit janë organizuar kryesisht përmes faqeve të rrjeteve sociale dhe janë promovuar nga figura të ekstremit të djathtë, si themeluesi dhe ish-lideri i Lidhjes Angleze të Mbrojtjes, Tommy Robinson.
Sipas një numërimi nga organizata anti-raciste Hope Not Hate, më shumë se 30 thirrje për demonstrata u bënë në Britani këtë fundjavë. Komuniteti mysliman i Britanisë është veçanërisht i shqetësuar pas sulmeve në dy xhami në Sunderland dhe Southport këtë javë.
Mosques have been targeted in Southport, Hartlepool and Sunderland.
Asian man walking alone was punched by a rioter in Hartlepool while others laughed at him.
Asian Uber driver was attacked in Sunderland by a mob while a van driven by a white man was left alone.
Black… pic.twitter.com/wyeboPp1Bp
— Dilly Hussain (@DillyHussain88) August 3, 2024
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co