Istria dhe Gorica e kanë përfunduar ndeshjen në elitën e Kroacisë në shifrat 0-0. Nuk pati gola, të paktën jo sipas shifrave, pasi arbitri pa një gol të çuditshëm në minutën e 63.
Në minutën e 63, Rozic i gjendur para portierit goditi topin që shkoi në shtyllë dhe më pas përfundoi jashtë. Arbitri e akordoi si gol dhe te Istra filluan të festonin. Ndërkohë tifozët i dhanë topin lojtarëve të Goricës si për t’i kujtuar se sfera kishte përfunduar tek ta dhe jo në rrjetë. Arbitri dhe lojtarët e hutuar pritën konfirmimin e VAR, që sigurisht e anuloi golin fantazmë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news