
Situatë e vështirë nga zjarri në Shëngjin.
Edhe pse janë zhvendosur aty forca zjarrfikëse nga shumë bashki, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura shtrirja e madhe e flakëve dhe era e fortë po rrezikojnë disa banesa.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se Policia e Shtetit përmes Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe DVP Lezhë kanë evakuuar banorët gjatë natës.
Zjarri është aktiv që prej ditës së djeshme, ndërkohë që flakët bëjnë të mundur dhe përhapjen e tij edhe më shumë, duke vënë në rrezik edhe shumë banesa.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co