Elseid Hysaj po shkëlqen në këtë periudhë me Lacion. Lënia jashtë listës në fillim të sezonit duket se është shndërruar në forcë prej tij. Mbrojtësi shqiptar po i shfrytëzon në maksimum hapësirat që po i jep trajneri në këtë gjysmë të dytë të sezonit. Lojtari i Kombëtares shqiptar ka dhënë sërish asist me fanellën e Lacios.
Hysaj e ka shpërblyer besimin e trajnerit me pasimin e dhënë për Xakanjin në minutën e 41-të. Futbollisti italian e ndali më pas topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë Lacios përballë Kaljarit. Pjesa e parë e takimit ka përfunduar me shifrat 0-1 në favor të bardhekaltërve, ndërsa në dispozicion janë edhe 45 minuta të tjera për t’u zhvilluar./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news