
Myrto Uzuni ka shënuar sot golin e tij të 6 në La Liga 2. Sulmuesi shqiptar realizoi një gol spektakolar në humbjen 2-1 përballë Real Saragozës. Gjuajtja e tij në minutën e 84-t të takimit e dërgoi topin në trekëndëshin e portës kundërshtare, atje ku portieri e kishte të pamundur reagimin.
Tashmë Myrto Uzuni është vetëm 3 gola larg nga shndërrimi në një legjendë të Granadës. Është pikërisht ky numri i rrjetave të tundura që i nevojitet për t’u shpallur golashënuesi më i mirë në historinë e klubit./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news