VIDEO/ Gjimshiti bën protagonistin me gol dhe Retegi humb penallti, Atalanta ndalet në shtëpi nga Torino

video gjimshiti ben protagonistin me gol dhe retegi humb penallti atalanta ndalet ne shtepi nga torino
video gjimshiti ben protagonistin me gol dhe retegi humb penallti atalanta ndalet ne shtepi nga torino

Atalanta është ndalur në shtëpi nga Torino në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Serinë A. Sfida u mbyll në barazimin 1-1.



Goli i parë u shënua nga vendasit në minutën e 35-të nga kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti falë një goditje me kokë. (VIDEO)

Ndërkohë festa nuk zgjati shumë pasi në të 40-ën Maripan riktheu baraspeshën. Kështu u mbyll pjesa e parë. Në të dytën bergamaskët patën mundësinë e artë për të kaluar sërish në avantazh, por Retegi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

Pas këtij barazimi Atalanta mbetet në vendin e 3-të me 47 pikë në Serinë A.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →