VIDEO/ Asllani jep asist në fitoren e Interit, zikaltrit shkojnë vetëm 3 pikë larg Napolit

video asllani jep asist ne fitoren e interit zikaltrit shkojne vetem 3 pike larg napolit
video asllani jep asist ne fitoren e interit zikaltrit shkojne vetem 3 pike larg napolit

Interi ka marrë fitoren e radhës në Serinë A. Zikaltrit kanë mposhtur Empolin me rezultatin 3-1. Protagonist në të takim ishte edhe Kristjan Asllani. Mefushori ka marrë minuta të plota në këtë sfidë, ku ka dhënë kontributin e tij në marrjen e tre pikëve.

Në minutën e 79, Asllani dha asistin nga goditja e këndit për Dumfrisin. Ky i fundit më pas e dërgoi topin me kokë në rrjetën e Empolit për të dytën herë gjatë takimit. Një fitore mjaft e vyer për Interin, që tashmë shkurton diferencën në vetëm 3 pikë me Napolin. Vlen të theksohet fakti se zikaltrit kanë një ndeshje më tepër në dispozicion për të zhvilluar./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →