Mançester Juanjtid nuk ka ndryshuar ritëm as me emërimin e Ruben Amorim në stolin e skuadrës, pas shkarkimit të Ten Hag. Rezultatet zhgënjyese u përsëriten edhe sot pasi “djajtë e kuq” janë turpëruar në shtëpi nga një prej surprizave të këtij sezoni, Bornmuthi.
Pas eliminimit nga Kupa e Ligës, pritej një reagim në kampionat nga Mançester Junajtid. Por Bornmuthi gjeti golin e avantazhit me Huijsen në pjesën e parë, ndërsa në të dytën vulosi suksesin 3-0 falë Klajvert dhe Semenio që shfrytëzuan gabimet e vendasve. Kështu, Junajtid mbetet shumë larg zonës së Europës, ndërsa Bornmuthi është mes skuadrave të cilat tashmë pretendojnë edhe për një vend në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm.
Në ndeshjet e sotme bie në sy barazimi pa gola i Evertonit ndaj Çelsit, duke ndalur pretendentët e Premier Ligës që kishin një ecuri shumë të mirë në javët e fundit. Armando Broja e ndoqi këtë ndeshje si spektator, pasi nuk mund të aktivizohej ndaj skuadrës e cila zotëron kartonin e tij dhe e ka dhënë në huazim.
REZULTATET
Everton-Çelsi 0-0
Fullhem-Sauthempton 0-0
Leister-Ullvërhempton 0-3
19’ Guedes, 36’ Gomes, 44’ Kunja
Mançester Junajtid-Bornmuth 0-3
29’ Huijsen, 61’ (p) Klajvert, 63’ Semenio
Goli i Huijsen (VIDEO)
Goli i Klajvert (VIDEO)
Goli i Semenio (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL