
Armando Broja e ka nisur ndeshjen e sotme si titullar në përballjen mes Everton dhe Notingham Forest. Aktualisht përballja është në shifrat 0-1, ndërsa është mbyllur pjesa e parë. Një 45 minutësh shumë i mirë i sulmuesit shqiptar që ka spikatur me lojën e tij individuale pasi nuk është shërbyer shumë nga shokët e ekipit. Në minutën e 44, Broja ka marrë topin i vetëm dhe ka goditur drejt portës me të majtën, duke iu afruar golit të parë me Everton, por sfera përfundoi jashtë. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news