VIDEO/ Arbitrat penalizojnë Realin? Aktrimi i turpshëm i Viniciusit, ngatërrohet me këmbët e tij dhe kërkon penallti

video arbitrat penalizojne realin aktrimi i turpshem i viniciusit ngaterrohet me kembet e tij dhe kerkon penallti
video arbitrat penalizojne realin aktrimi i turpshem i viniciusit ngaterrohet me kembet e tij dhe kerkon penallti

Reali i Madridit ka nisur prej kohësh një betejë mediatikeme arbitrimin, duke pretenduar se kanë qenë të penalizuar nga gjykimi këtë sezon. Diskutimet kanë vazhduar edhe ditën e sotme në përballjen kundër Osasunës. Ançeloti dhe lojtarët kanë pretenduar për arbitrim të gabuar, megjithëse pamjet dëshmojnë se jo çdo pretendim nga pala madrilene qendron.

Në rrjet janë bërë virale pamjet kur Vinicius Xhuniori kërkoi një 11 metërsh kur loja ishte në baraspeshë 1-1. Braziliani, në tentativë për t’u kthyer me topin në zonë, në mënyrë që të shmangte kundërshtarin, u ngatërrua me këmbët e tij. Sapo u rrëzua në tokë nisi të bërtiste për të kërkuar kështu një penallti nga arbitri. Megjithatë, aktrimi i Viniciusit nuk arriti të ndikonte te gjyqtari për të dhënë një vendim të gabuar./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →