Napoli ka rimarrë kreun e Serisë A pas fitores së sotme kundër Xhenoas. Të kaltrit kanë mposhtur Xhenoan me rezultatin 1-2. Një meritë në këtë tre pikësh ka edhe Amir Rrahmani.
Mbrojtësi shqiptar është autori i golit të dytë të napoletanëve. Kapiteni i Kosovës tundi rrjetën në minutën e 23-të të takimit, pas një goditjeje me kokë brenda zonës së rreptësisë. Goli i tij rezultoi vendimtar në fund të sfidës, duke i dhënë 3 pikë mjaft të vyera Napolit./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news