
Napoli ndodhet në një moment të vështirë. Ekipi i Conte ka bërë një tjetër hap të gabuar, këtë herë duke humbur ndaj Como në transfertë, 2-1.
Amir Rrahmani realizoi një autogol në minutën e 7. Mbrojtësi shqiptar e ktheu topin mbrapa, por portieri nuk ishte në vendin e tij dhe sfera shkoi në rrjetë.
Raspadori barazoi në minutën e 17, ndërsa Diao shënoi golin e fitores për Como. Pas kësaj humbje, Napoli i lë kreun Interit me një pikë më pak. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news