VIDEO/ Alarm për Kombëtaren, probleme në kavilje për Gjmishitin pak javë para grumbullimit. Kapiteni kuqezi del duke çaluar nga fusha

video alarm per kombetaren probleme ne kavilje per gjmishitin pak jave para grumbullimit kapiteni kuqezi del duke caluar nga fusha
video alarm per kombetaren probleme ne kavilje per gjmishitin pak jave para grumbullimit kapiteni kuqezi del duke caluar nga fusha

Sirenat e alarmit duhet të fillojnë të bien për stafin e Kombëtares shqiptare të futbollit, pak javë para grumbullimit të kuqezinjve për ndeshjet eliminatore të Botërorit 2026 ndaj Anglisë dhe Andorrës, pasi Berat Gjimshiti ka lënë sot i dëmtuar fushën e lojës në ndeshjen e Atalantës në kampionat ndaj Empolit.



Ndërsa ai i cili duhet të jetë partneri i tij në prapavijën kuqezi, Ardian Ismajli, vazhdon të jetë jashtë për shkak të problemeve fizike dhe sot ndoqi ndeshjen si spektator, Gjimshiti ishte titullar në radhët e skuadrës bergamaske dhe regjistroi edhe asist për golin e rezultatit të përkohshëm 2-0.

Por në pjesën e dytë, pas më shumë se një ore lojë, ai sinjalizoi se kishte probleme në kaviljen e këmbës së majtë dhe nuk mund të vazhdonte, pasi kishte përkeqësuar një lëndim që e kishte pësuar në pjesën e parë të ndeshjes. Kësisoj, Gasperini e largoi atë nga fusha, me mbrojtësin i cili doli duke çaluar dhe dukshëm i dëshpëruar për këtë situatë.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →