“Veselinoviçin nuk e njihte as shtëpia e vetë”, Zguro flet hapur për trajnerin serb: Bënim stërvitje për U12

veselinovicin nuk e njihte as shtepia e vete zguro flet hapur per trajnerin serb benim stervitje per u12
veselinovicin nuk e njihte as shtepia e vete zguro flet hapur per trajnerin serb benim stervitje per u12

Aleksandar Veselinoviçi u shkarkua nga Partizani pas humbjes me përmbysje nga Bylisi. Për largimin e tij ka folur edhe Vangjel Zguro, i cili pati një përplasje me trajnerin serb gjatë kohës kur ishin të dy pjesë e “demave të kuq”. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Max Sport” në “Euronews Albania” Zugro, tashmë lojtar i Pogradecit, ka deklaruar se niveli profesional i Veseinoviçit linte shumë për të dëshiruar. Madje lojtari pogradecar e ka krahasuar stërvitjen e kryer nga trajneri serb me atë të një ekipi për moshat nën 12 vjeç.

“Shumë paskemi ecur me këto bërryla që ka ky sport. Bërryla po çfarë bërrylash. Edhe në nivelet më të larta mund të ketë mosmarrëveshje trajneri-lojtar. Por po të jesh djalë i drejtë në Shqipëi të quajnë djalë të keq. Lojtarët ishin në dhomë kur ndodhi problemi im me trajnerin. Nëse unë gënjej, nuk kam fytyrë të dal këtu. Trajneri mashtroi në një situatë të zakonshme. Ashtu e mendoi.

E gjitha lindi pas ndeshjes së Laçit. Luajta 90 minuta dhe në derbi e pashë veten në stol. Nuk dua të hyj te pjesa ime, por i uroj suksese Partizanit. Pa ofenduar, por nuk mund të shkojë trajneri i Naftëtarit trajner i Crvena Zvezdës apo i Partizanit të Beogradit. E tregon CV-ja. Kështu ishte puna me këtë. Më shkoqur nuk mund të flas. Bënim stërvitje të U12-s, se me vjen zor ta them. Mund të pyesësh privatisht. Një stërvitje ç’të të them.

Normalisht që më ka dëmtuar. Unë erdha si një kampion maqedonie në një ekip si Partizani, që pretendon të dalë kampion. Erdha me dëshirën më të madhe për të dalë përsëri kampion dhe u investova totalisht aty. Më pas vjen një trajner që nuk e njeh as shtëpia e vet dhe të bën këtë lloj gjëje, normale që dëmtohesh. Jo vetëm unë, por dëmtohet e gjithë familja”, ka thënë Vangjel Zguro./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →