
Zvicra mundi Irlandën 0-1 në një ndeshje miqësore. Pas takimit të vendosur nga një perlë e Xherdan Shaqirit, ky i fundit u shpreh i lumtur në intervistën e dhënë.
“Si ekip vendosëm të fitonim sot. Shënuam një gol dhe nuk pranuam asnjë. Tani mund të shkojmë në shtëpi nga kjo kohë e kombëtares me një ndjenjë të mirë.
Gjuajtjet e lira? Po, gjuajtjet e mia të gjata gjatë nxehjes ishin vërtet shumë të mira (qesh). Shpresoja për një shans për të gjuajtur menjëherë, por nuk pati një të tillë. Më vjen mirë që goditja e lirë shkoi dhe munda të jepte një kontribut të rëndësishëm në fitore”, tha Shaqiri.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co