
Deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Komisionet Hetimore parlamentare.
Sula shkruan në një postim në rrjet se mazhoranca socialiste u kap sërisht në anti-Kushtetueshmëri.
“Gjykata Kushtetuese shfuqizoi sot ndryshimet e njëanshme të mazhorancës socialiste në Ligjin për Komisionet Hetimore. Ashtu si Prokuroria Speciale ka kapur zyrtarët e lartë socialistë duke abuzuar me detyrën, duke vjedhur fondet publike, Gjykata Kushtetuese kapi të gjithë Grupin Parlamentarë të Partisë Socialiste në tentativë për t’i mohuar opozitës mekanizmin e kontrollit ndaj qeverisë”, shkruan Sula.
Postimi nga Dashnor Sula
🔴Mazhoranca socialiste u kap sërish në ANTIKUSHTETUSHMËRI.
⚖Gjykata Kushtetuese shfuqizoi sot ndryshimet e njëanshme të mazhorancës socialiste në Ligjin për Komisionet Hetimore. Ashtu si Prokuroria Speciale ka kapur zyrtarët e lartë socialistë duke abuzuar me detyrën, duke vjedhur fondet publike, Gjykata Kushtetuese kapi të gjithë Grupin Parlamentarë të Partisë Socialiste në tentativë për t’i mohuar opozitës mekanizmin e kontrollit ndaj qeverisë.
📍Gjykata Kushtetuese vërtetoi se ndryshimet e njëanshme në Ligjin për Komisionet Hetimore u bënë nga PS për të mbuluar abuzimet në strukturat e shtetit.
📍Praktika e ndjekur në dy komisionet hetimore aktuale kanë vërtetuar se ndryshimet e bëra nga mazhoranca i japin të drejtën e kontrollit shumicës dhe për rrjedhojë mohimin e transparencës për qytetarët.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co