Policia e Kosovës ka dhënë detaje të rastit të së hënës në Prishtinë, ku një person është transportuar me autoambulancë me emergjencë, që më pas ka ndërruar jetë.
Rasti ka ndodhur të hënën në kryeqytetin e Kosovës, në orën 10:20 minuta.
“Prishtinë/ 09.09.2024-10:20. Viktima m/mashkull kosovar është transportuar me autoambulancë në Emergjencë, ku më pas ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: Një armë e shkurtër (revole) me një karikatorë me katër fishekë, një gëzhojë dhe dy telefona celular”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co