Myrto Uzuni konfirmoi mbrëmjen e djeshme rolin e ti si lider te Granada. Dy golat e tij i dhanë në fund fitoren klubit bardhekuq. Trajneri i Granadës i ka thurur elozhe sulmuesit shqiptar pas përfundimit të takimit. Ai ka thënë se Uzuni e di gjithmonë ku gjendet portieti kundërshtar.
“Uzuni ka punuar shumë, por ne i masim sulmuesit me golat e tyre dhe ai e ka këtë aftësi. Ai e di gjithmonë se ku është portieri. Për më tepër, Uzuni ka përzierjen e ambicies dhe egoizmit në shërbim të ekipit”, ka thënë Fran Eskriba./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news