![Usyk mbetet i pamposhtur, mund sërish Tyson Fury-n dhe mbron titujt kampionë 2 usyk mbetet i pamposhtur mund serish tyson fury n dhe mbron titujt kampione](https://gazetasport.al/wp-content/uploads/2024/12/usyk-mbetet-i-pamposhtur-mund-serish-tyson-fury-n-dhe-mbron-titujt-kampione.png)
Vëmendja e sportdashësve këtë mbrëmje ishte në Riad, atje ku u zhvillua sfida e shumëpritur e boksit. Usyk dhe Fury, dy gjigantë që për të dytën herë u vunë përballë njëri-tjetrit në ring. Edhe këtë herë, fitorja shkoi për boksierin ukrainas.
Usyk fitoi me vendim unanim kundër Fury-t, duke mbetur i pamposhtur në karrierën e tij. Gjyqtarët vendosën të tre me pikët 116-112 në favor të sportistit ukrainas, që mbrojti kështu me sukses titujt kampionë./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news