
Një 50-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale J.SH.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin L. D., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin J. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
–
Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co