Mijëra palestinezë kanë marshuar në këmbë për t’u rikthyer në shtëpitë e tyre në Gazën veriore.
Teksa turma po i drejtohej vendbanimit, një vajzë e vogël u qëllua me plumb në kokë nga ushtarët izraelitë, tha nëna e saj.
Pamjet e transmetuara nga mediat tregonin një burrë që mbante Sally Abu Laila, 5 vjeç, e cila kishte gjakderdhje nga koka e saj, me njerëzit që grumbulloheshin rreth saj në panik duke u përpjekur të mbulonin plagën e të miturës.

Para të shtënave, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se nuk do të lejohen civilët të rikthehen në shtëpitë e tyre në Gazën veriore. “Raportet janë të rreme”, tha ushtria.
“Rripi verior i Gazës vazhdon të jetë një zonë aktive lufte dhe kthimi në zonë nuk lejohet aktualisht,” tha IDF.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co