Uragani Milton, një nga më të fuqishmit në SHBA! Pritet të ndryshojë përgjithmonë vijën bregdetare në Florida

uragani milton nje nga me te fuqishmit ne shba pritet te ndryshoje pergjithmone vijen bregdetare ne florida





































Uragani Milton që ka prekur Floridën pritet të jetë aq i egër, saqë do të mbulojë pothuajse çdo plazh në bregun perëndimor të Floridës – dhe do të ndryshojë përgjithmonë vijën bregdetare të shtetit, kanë paralajmëruar ekspertët.

uragani

Të paktën 95% e plazheve të bregut perëndimor të Floridës parashikohet të përmbyten – ose të mbulohen vazhdimisht nga uji i oqeanit – kur uragani, i parashikuar të jetë një nga më të fuqishmit ndonjëherë, pritet të zbresë në tokë të mërkurën.

“Ky është niveli më i rëndë i ndryshimit bregdetar,” paralajmëroi agjencia federale – ndërsa tha se “valët e Miltonit” mund të shkaktojnë “erozionin dhe tejkalimin” në 100% të plazheve të shtetit.

“Rëndësia e parashikimit të ndryshimit bregdetar për ndikimin e Miltonit në bregun perëndimor të Floridës nuk mund të mbivlerësohet,” tha shkencëtari i USGS Kara Doran.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →