Moderatorja e njohur sportive, Eva Murati, ka pësuar së fundmi një incident gjatë udhëtimit të saj për në Bahrain.
Moderatorja ka dëmtuar syrin dhe për pasojë ka përfunduar në spital.
Lajmin për ndjekësit e ndau vetë Eva teksa publikoi një foto ku mbante me fasoletë syrin e dëmtuar.
Edhe pse incidenti që ka pësuar Eva mund të kishte shkuar edhe më keq, ajo përsëri e ka kaluar me humor duke nënkuptuar se “e kanë marrë mësysh.”
“Këtu isha unë duke pritur makinën të më çonte në spital. Mendoj se duhet të vendos hajmali në çdo foto që postoj,” ka shkruar moderatorja në foton që ka postuar duke pritur makinën për ta dërguar në spital.
Shfaq Komentet (0)