Takimin e tij të parë me artdashësin shkodran, qytetin e shumë piktorëve të famshëm, ”Mjeshtri i Madh” i pikturës, Helidon Haliti, e vlerësoi më ndryshe, duke çelur një nga ekspozitat më të mëdha të karrierës së tij.
Një ekspozitë mjaft intriguese dhe e veçantë prezantohet këto ditë në Galerinë e Artit Shkodër nga datat 4-27 Prill nga artisti i mirënjohur Helidon Haliti .
Duke filluar që nga ftesa “NE EMËR TË POPULLIT”, jeni të ftuar … , dhe Kurator “POPULLI”, Helidoni befason, sfidon dhe teston audiencën . Artist në kuptimin e plotë të fjalës, kërkues i palodhur , ekstravagand kokëfortë , ai tërheq , përmes vëmëndjes që i jep subjektit dhe personazheve të tij , ai krijon vlera të rralla artiske , të cilat të fusin në një univers që të befason .
Ekspozita vjen me 4 cikle që prezantohen në salla të veçanta:
Udhëtarët e kotësisë
Faksimile
Çapaculët
Shqipëria në akuarel
Udhëtarët e kotësisë , do të befasojë me kompozimet dhe me një tematikë provokuese , ku publikut i jepet mundësia interpretuese . E gjitha në një gamë të rozës dhe së kuqes , ku personazhet preznatohen çuditshëm në botën e tyre , ato deri diku kanë një qëndrim stoik , si pjesë e karakterit të secilit, janë nisur drejt një rrugëtimi që nuk dihet si përfundon apo kur përfundon , diku me nota ironie apo me nota humori , artsiti luan ,ironizon , provokon , duke lënë të hapur një dialog apo një diskutim artistik . Eshtë një udhëtim ku dy kohë të ndryshme ndërthuren me njëra tjetrën , një udhëtim në krijmtari, udhetim në filozofi e mendim, udhëtim në karaktere, me simbolikat e veta , ku artsiti bëhet pjesë e tij ,
Unik në kompozim dhe subjekt duke luajtur me çdo formë, ngjyrë, figurë , personazhe , dhe ky rrugëtim vazhdon ….
Faksimile ,
Përshkruhet fund e krye nga lirizmi , duke u bazuar në poezitë e të atit Faslli Halitit , Helidoni i jep ngjyrë këtyre rrëfimeve , ai krijon një kontekst të ri të guximshëm për motivet që ai përzgjedh. Ngjyrat e gjalla përshkruajnë skena lirike por dhe të tensionuara, ai fut erotiken si herë të parë në kompozimet e tij , figura e femrës nudo është kudo e pranishme , ajo jepet sensuale , joshëse , shpesh e fsheh shikim dhe shpesh qëndron e pashqetësur nga vështrimet dhe bëhet pjesë e lojës artistike duke krijuar një energji të furishme që të tërheq rreth pikturës.
Helidoni është shume i ndjeshëm dhe nga luftërat në botë .
Tabllotë përshkruhen me nota mjaft dramatike , te ftohta , të pikturara, mjeshtërisht , kudo është një pesonazh interesant , ai luan me simbolika , me një majmun shpërthen me një klithmë .,një dhimbje që mbin nga brënda dhe përhapet në hapësirë, një ulërimë shurdhuese , si për të thënë stop indiferencës përpara një realiteti të tillë., një dash apo një dhi që merr formën e një anijeje lufte, një qiell i vrenjtur , si para një stuhie , dhe në plan të parë një figurë femërore , e cila e ka humbur joshjen , tashmë ajo mban tragjizmin e situatës , e strukur në lakuriqësinë e saj ajo vajton , e kërrusur , e trishtuar duke qënë pjesë e asaj cfarë po ndodh.
Helidonit i ka interesuar shumë fuqia imagjinare e detajeve., që lidhet aq ngushtë me faksimet, vargjet e të atit që shoqërojnë gjithë tabllotë .
Çapaculët
Veprat e Helidonit është shumë bashkëkohore, ai i referohet tematikës në lirikë, por pa lënë pa prekur dhe probleme dhe shqetësimet e shumta sociale.
Çapaculët janë punime të mrekullueshme , që vijnë në dimensione më të vogla , të cilat marrin shkas nga e përditshmja, nga ajo që ndeshim çdo ditë , njërzit që enden në hapësira shpesh të paorjentuar , me duar në xhepa , të lodhur , në kërkim të diçkaje ose të asgjëje, mbase dhe njerëz që vrasin kohën në bare , në dikutime të pavlera, pjesë e të përditshmes sonë. Artisti luan me ironinë , sarkazmën ,duke futur shpesh herë dhe vehten si pjesë e personazheve të tij, por pa harruar të fusë dhe miq , shokët , apo pjesë nga historitë që ai ka përjetuar , të cilat shpesh herë vijnë me nota humori.
Si një mjeshtër i ngjyrës dhe teknikës ai luan bukur me mjetet shprehëse, fshirjet , lëvizje mjeshtërore , me një ekspresivitet të theksuar ,ku shpesh fokusi kryesor është marrëdhënia midis formës, ngjyrës, personazheve dhe linjës., Helidoni luan shumë ne tabllonë e tij, ai dëfrehet kur punon , shpesh gjen brenda sipërfaqes së telajos sugjerime të figurave – kafshë ,nudove dhe personazheve te tij. Ky cikël i cili është i ndërtuar mbi karton apo fibër të përgatitur nga tavalozi , vijnë si një pjesë e çmuar që i jep ajër gjithë ekspzitës.
Shqipëria në akuarel
Dhe nuk kishte si të mungonte akaureli , dhe prekja magjike e Helidonit, I njohur si mjeshtri I Akuarelit .
Ai vjen si një rrugëtim i artistit nëpër Shqipëri , si një Edwart Lear por i kohëve moderne , që ka udhëtuar në çdo cep të Shqipërisë dhe do vijojë ta bëjë duke e pikturuar atë.
Pejsazhet e Helidonit vijnë plot ajër, freski , delikatesë, të mbushin me oksigjen e bukuri . Mjeshtri i madh Haliti prezantohet i plotë , si mjeshtër i vërtetë , vjen me magjinë e tij në një qytet magjik , vjen me një art të madh, në një qytet që është djepi i artit , prezantohet me kulturë e modestinë që e karakterizon në një qytet që është vatra e kulturës , dhe Shkodra do e mirëpresë ashtu siç ajo di , se Shkodra e do të bukurën dhe vlerën. Një rrugëtim i bukur në Shkodrën loce.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co