“U treguam fantastikë kundër Mançester Sitit”, trajneri i Liverpulit mban larg euforinë për titullin: Janë edhe 11 javë

u treguam fantastike kunder mancester sitit trajneri i liverpulit mban larg euforine per titullin jane edhe 11 jave
u treguam fantastike kunder mancester sitit trajneri i liverpulit mban larg euforine per titullin jane edhe 11 jave

Avantazhi prej 11 pikësh i Liverpulit nga vendi i dytë në fund të kësaj jave është më i thelli që prej javës së fundit kur ata u shpallën kampionë për herë të fundit, në sezonin 2019-20.



Por Arne Slot e merr ende me qetësi kur flitet për garën për titullin kampion këtë sezon që është dominuar deri më sot nga skuadra e tij.

“Janë edhe 11 ndeshje të tjera. Të fitosh në fushën e Mançester Sitit është shumë e vështirë, por kjo tregon forcën e skuadrës tonë. Jemi 11 pikë përpara vendit të dytë, por Arsenali ka luajtur një ndeshje më pak dhe janë edhe 11 javë. Ishim fantastikë dhe nuk e vumë kurrë në dyshim rezultatin”, tha trajneri holandez.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →