Për vite me radhë Vanda Nara është rregullisht pjesë e kronikave rozë, ndërsa gjithçka ka nisur pas ndarjes nga Maksi Lopez, me të cilin ka tre fëmijë, për t’u bashkuar me shokun e ish-partnerit, me mikun e familjes, Mauro Ikardin, duke bërë më pas edhe dy fëmijë me të.
Por dashuria me lojtarin e Gallatasarajit përfundoi disa muaj më parë, ndërsa tashmë Vanda po kalon një romancë të re me reperin argjentinas, L-Gante.
Vanda, së fundmi ka tërhequr vëmendje me një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet teksa është duke drekuar me ish-bashkëshortin, Maksi Lopez dhe me të dashurin aktual, L-Gante.
PANORAMASPORT.AL