
Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, i vijnë në ndihmë 2 turistëve çekë, të cilët kishin humbur rrugën për shkak të terrenit të thepisur, gjatë një ekskursioni në malin e Dajtit.
Mbrëmjen e së shtunës, është marrë njoftimi se 2 turistë nga Çekia, kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në Malin e Dajtit, dhe si pasojë kishin mbetur të izoluar në terrenin e thepisur të malit.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë organizuar një operacion kërkim-shpëtimi, dhe pas disa orësh kërkimesh intensive, është bërë lokalizimi i tyre. Shërbimet e Policisë i kanë dhënë ndihmën e parë dy turistëve, si dhe i kanë pajisur me ushqime dhe me veshje.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co