
Milani arriti të fitonte në Serinë A kundër Veronës në shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit u shënua nga ana e Gimenez.
Por pas takimit nuk u shfaq në konferencë trajneri Sergio Conceicao. Kjo pasi ai mësoi se ish presidenti i Portos, Jorge Pinto da Costa kishte ndërruar jetë.
Ata kishin një raport të ngushtë me njëri-tjetrin, teksa Conceicao e kishte si një baba. Për këtë arsye ai nuk gjeti dot fuqinë për të folur pas ndeshjes, atje ku ishte Ibrahimovic që foli për Milanin. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news