Trajneri i Interit flet pas humbjes me Juventusin: Kam 9 vite që vij në stadiumin e Juventusit dhe nuk kam pasur kurrë kaq raste sa në 45 minuta sot

trajneri i interit flet pas humbjes me juventusin kam 9 vite qe vij ne stadiumin e juventusit dhe nuk kam pasur kurre kaq raste sa ne 45 minuta sot
trajneri i interit flet pas humbjes me juventusin kam 9 vite qe vij ne stadiumin e juventusit dhe nuk kam pasur kurre kaq raste sa ne 45 minuta sot

“Zonja e Vjetër” triumfon në derbin e Italisë. Juventusi ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Interin. Pjesa e parë foli për zikaltrit, të cilët dominuan lojën dhe iu afruan më tepër golit, por pa mundur ta dërgonin topin në rrjetë.

Ndërkohë, në pjesën e dytë të lojës lojtarët e Juventusit hynë dukshëm me një tjetër ritëm në fushë. Në minutën e 74-t Kolo Muani vallëzoi me topin në zonën e Interit, duke dhënë një asist për Konseisaon. E majta e këtij të fundit e dërgoi topin në rrjetë dhe ngriti peshë tifozët e pranishëm në stadium. Menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Interit tregoi zhgënjimin për rastet e humbura.

“Kemi keqardhje, zhgënjim. Duhet të ishim më të saktë në përfundimin e aksionit dhe shënimin e golave. Duhej të ishim në avantazh në pjesën e parë, në të dytën nuk ishim aq mirë sa e para. Goli i Conceicaos na penalizoi pastaj. Në nëntë vite që kam ardhur në stadiumin e Juventusit si trajner kundërshtar, nuk kam pasur kurrë ka shumë raste para porte sa kisha sot në pjesën e parë. Kanë mbetur ende ndeshje përpara, por duhet të ndryshojmë ritmin, sidomos në ndeshjet direkte”, tha Inzaghi. /Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →